Xhandarmëria serbe arreston dy qytetararë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Lajme

Xhandarmëria serbe arreston dy qytetararë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:13
Xhandarmëria serbe

Njësitë e xhandarmërisë serbe i kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës të premten rreth orës 14:00, në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

Media ka mësuar se të arrestuarit janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar.

Ata ishin arrestuar nga xhandarmëria serbe në fshatin Perpellac të Podujevës.

Të njëjtëve, autoritetet serbe ua kanë konfiskuar edhe një traktor me rimorkio, me të cilin ishin duke e punuar arën.

Veç kësaj, të njëjtit e kanë kontaktuar familjen e tyre dhe ua kanë konfirmuar se aktualisht ndodhen në Serbi.

Rasti në polici është lajmëruar nga një familjar i tyre gjatë ditës së sotme, me të cilin ka komunikuar media, mirëpo i njëjti nuk ka shprehur gatishmëri të prononcohet rreth kësaj ngjarjeje.

Mediaka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, por as ky institucion nuk ka kthyer ende përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat