“Partia e Vuçiqit ka pësuar rënie drastike, do të ketë 54 deputetë më pak”

Lajme

“Partia e Vuçiqit ka pësuar rënie drastike, do të ketë 54 deputetë më pak”

Më: 5 prill 2022 Në ora: 00:13
Aleksandar Vuçiç

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka folur në lidhje me zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe në 12 komuna, që janë mbajtur të dielën në Serbi.

Sheholli theksoi se këtë herë, partia e Aleksandar Vuçiq ka pësuar humbje të madhe, meqë sipas rezultateve të fundit, do të ketë rreth 54 deputetë më pak se në zgjedhjet e fundit.

Ai potencoi se pavarësisht se Vuçiqi e fitoi postin e presidentit, si parti ka pësuar humbje nga opozita e bashkuar serbe.

“Po fitore e tij personale është se ka fituar për president të Serbisë, kjo mund të quhet si fitore e Vuçiqit, por që partia e tij ka rënie drastike, në bazë të rezultateve të fundit ka 122 deputetë, që i bie 54 deputetë më pak se në zgjedhjet e kaluara si parti”, është shprehur Sheholli.

Tutje, Sheholli u shpreh se nëse Vuçiqi bën prapë koalicion me Daçiqin do të ketë një presion të madh nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Opozita e bashkuar i ka 85 ose 86 deputetë, nëse vendos Vuçiqi të shkojë prapë me Daçiqin në koalicion do të jetë një kafshatë e vështirë në vitet e ardhshme, meqë pritet një presion i madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas fitores së tij, siç po thotë ai plebishitare”, shtoi ai.

“Në bazë të deklaratave, mund të ndodhë që kësaj radhe të ketë një formulim tjetër të qeverisë, nëse mund ta bëjë, edhe pse i mungojnë vetëm katër-pesë deputet, që ta ketë shumicën e deputetëve”.

Sheholli foli edhe serbët e Kosovës, që ishin sipas tij, të pakët që kanë votuar në Serbi.

“Në anën tjetër ajo që si ne si Kosovë është interesant se është një numër i vakët, i pakët i serbëve të Kosovës që kanë shkuar të votojnë në Serbi, në zgjedhjet e kaluara që janë mbajtur në Kosovë, kanë votuar 60 mijë serbë, me krahasim me tash që kanë shkuar 15 mijë. Unë besoj se serbët e Kosovës janë të lodhur me politikën e Vuçiqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat