E krahasuan me Shpend Ahmeti, ja çfarë thotë Përparim Rama

Lajme

E krahasuan me Shpend Ahmeti, ja çfarë thotë Përparim Rama

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:21
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë disa fjalë për krahasimet që po i bëhen me ish-kryetarin Shpend Ahmeti. 

Rama është kritikuar se i ngjan Ahmetit për shkak të mospunës, por ai ka thënë se nuk i ka parë këto krahasime dhe se është i zënë me punë. 

“Ai ka thënë se nuk i ka parë krahasimet dhe nuk e di se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë ai. 

“Me të thënë të drejtën nuk i kam parë se nuk po kam kohë mi kqyr se kemi punë të mëdhaja. Nuk po merrem me fjalë të personave. Jo, mvaret për cka. Varet qysh e tek”, tha ai në emisionin Pressing në T7. 

Ai tutje ka shtuar se i është dashur pak kohë të ambientohet me vendin e ri të punës. 

“Në punë të reja. Si në cdo vend të ri duhet një periudhë kohore të ambientohesh. Është një strukturë atje në komunën e Prishtinës me të cilin punoj e kemi një periudhë kohore në të cilin bëjmë planet tona për Prishtinën”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat