Vuçiq flet për presionin dhe vendimet e rënda – përmend rastin e atletes nga Kosova

Lajme

Vuçiq flet për presionin dhe vendimet e rënda – përmend rastin e atletes nga Kosova

Nga: F.B Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:07
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq si mysafir në RTS ndër tjera ka përmendur presionin dhe vendimet e rënda nën të cilat ndodhet Serbia, sikurse edhe rastin e atletes nga Kosova që para garës ka hequr letrën ngjitëse që të shihet Kos, transmeton “Bota Sot”.

“Lajmi i keq për sportistët tanë është se ata mund të përballen nga përjashtimi i pjesëmarrjes në gara të ndryshme në nivele të larta. Vendi ndodhet në presione të mëdha, posaçërisht sporti ndodhet në rrezik, nëse së shpejti Serbia nuk ndërmerr vendime të caktuara”, tha Vuçiq duke sqaruar deri në fund, për cilat vendime bëhet fjalë.

“Nuk mund të përzihemi në vendimet individuale të disa sportistëve, për ne me rëndësi janë federatat çfarë vendime marrin. Ne kemi organizuar Kampionati botëror të Atletikës. Kosova me yll nëse ka përfaqësues në këtë garë. Por ata e shpikën një përfaqësues për tu paraqitur edhe flamuri i tyre. Ne e kemi hequr flamurin, por pastaj përdredhja. Ajo pjesëmarrësja e heq letrën ngjitëse për tu parë Kos (Kosova), kujdestari ynë vrapoi t’ia ngjisë mos të shihet. Çka të bëjmë ne, të veprojmë edhe të na hiqet e drejta për organizim të kampionateve?”, tha Vuçiq.

Më tej ai shtoi: Është vendim i klubeve a mbajnë ose jo ndonjë transparent. Këtu na bëhet qartë me dije për çka bëhet fjalë. Ky është vendim i klubit, sa i përket reprezentacionit, na duhet të marrim vendime. Jam i sigurt se shpejtë do të na duhet. Dita kur bie Mariupol, pritni edhe e shihni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat