Një vit pasi u zgjodh, inicohet shkarkimi i kryetares së Preshevës

Lajme

Një vit pasi u zgjodh, inicohet shkarkimi i kryetares së Preshevës

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:14
Ardita Sinani

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.

Por, si duket partnerët e koalicionit që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani do ta inicojnë shkarkimin e saj.

Të hënën është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komuna në Preshevë me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e kryetares së komunës së Preshevës në dokumentin e siguruar nga media.

Media ka kontaktuar kryetaren Sinani, por e njëjta s’është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet e gazetës deri në publikimin e këtij teksti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat