Për 3 vjet morën nga 1300 euro paga pa dalë në punë, ndalohen katër zyrtarë të Komunës së Novobërdës

Lajme

Për 3 vjet morën nga 1300 euro paga pa dalë në punë, ndalohen katër zyrtarë të Komunës së Novobërdës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se katër zyrtarë të Komunë së Novobërdës janë ndaluar pasi që dyshohet për Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të dyshuarit që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë eurove.

“Me datë 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13000 (trembëdhjetë mijë) euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunë së Novobërdës, në shumën e lartshënuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat