Ndihmës sekretarja amerikane në Kosovë e Serbi – Çka pritet nga kjo vizitë?

Lajme

Ndihmës sekretarja amerikane në Kosovë e Serbi – Çka pritet nga kjo vizitë?

Nga: F. B. Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:50
Karen Donfrid

Ndihmës sekretarja amerikane ShBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi Karen Donfrid fillon sot vizitën në Ballkan.

Ajo sot qëndron në Prishtinë e nesër në Beograd, por çfarë pritet nga vizita e saj për këtë kanë fol prof Dr Stevica Degjanski dhe Aleksandar Sheshel zëvendëskryetar i radikalëve, ku Degjanski u shpreh: Nëse na premtohet kthimi i Kosovës, atëherë është interes i vendit vënia e sanksioneve, ndërsa Sheshel se: Hyrja e Serbisë në BE është iluzion, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Donfrid  të martën sipas “Kurir” do bisedoj me zyrtarë të lartë të Serbisë dhe do të ftoj në përparim në reforma ndërlidhur me integrimin evropian, por do bisedohet edhe për stabilitetin rajonal edhe Kosovën.

Lidhur me atë se çka mund të sjell zyrtarja amerikane në Serbi dhe cilat janë presionet ndaj Serbisë nga ana e ShBA dhe BE, në emisionin e Olja Lazareviç në programin e mëngjesit folën prof Dr Stevica Degjanksi dhe zëvendës kryetari i Partisë radikale Serbe Aleksandar Sheshel.

“Ne jemi faktor me rëndësi më i madhi në,Ballkan, të dytët në gjithë Evropën që nuk kemi vendos sanksione. Ne nuk jemi në situatën e njëjtë siç janë të tjerët. Vazhdimisht nënvizohet se nëse nuk vendosim sanksione, kompanitë e mëdha do tërhiqen nga vendi ynë. Nëse vendosim sanksione, mbesim pa Kosovën dhe Srpsken. Duhet të balancohemi dhe do ketë presione por duhet të mbahemi. Ne duhet të kujdesemi për vetën, nëse dikush na premton mundësinë të kthejmë Kosovën, atëherë kemi interes kombëtar. Në atë variant do mund të ndryshojmë perceptimin”, tha Degjanski.

Sheshel konsideron se hyrja e Serbisë në BE është vetëm iluzion.

“Është një tablo dhe një mundësi për dialog dhe BE. Mendoj se duhet ndryshuar perceptimin, zgjidhja për Kosovën nëse nuk është në harmoni me ne nuk i duhet Serbisë, as shpejtë as ngadalë. Më më mirë me qenë i qëndrueshëm, me rëndësi për ruajtjen e interesave tona është bartja e zgjidhjes në OKB. Tash e 9 vjet nga marrëveshja e Brukselit nuk po përmbushet, ndërsa Serbia ka rrëzuar pozicionin e saj në Kosovë. Çka i ofrohet Serbisë nëse vendosim sanksione? Hyrja e Serbisë në BE është vetëm iluzion, BE nuk dëshiron të zgjerohet më tutje dhe kjo është bërë e qartë. Makron vetë ka thënë se BE po shkon në reformim të brendshëm politik dhe jo në zgjerim, ata na shohin si rus të vegjël”, tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat