Alarmon Maxharraj: Bashkimi vëllazëror Rama – Vuçiq mund ta sjëll këtë të fundit president të Shqipërisë

Lajme

Alarmon Maxharraj: Bashkimi vëllazëror Rama – Vuçiq mund ta sjëll këtë të fundit president të Shqipërisë

Nga: N. Sh. Më: 28 prill 2022 Në ora: 20:52
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nëse do të ishte mundësia për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, do ta zgjidhnin ish-presidentin Hashim Thaçi.

Rama ka thënë se Thaçin do ta kishin votuar me bindje.

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se ca procesi është”, ka deklaruar Rama.

Kryeministrit shqiptar i ka reaguar analisti që jeton në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj përmes një reagimi në Facebook, thotë se, dyke i pasur pasrasyshë raportet vëllazërore të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit nuk është e pamundur që Vuçiqi me përkrahjen e Partisë Socialiste të shkojë për president në Shqipëri.

Sipas Maxhararj, Ballkani i Hapur veç e ka hapë rrugën në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

"BASHKIMI" VËLLAZËROR SHQIPËRI-SERBI?!

Shqipëria në kërkim të presidentit:

Duke i pasë parasyshë raportet vëllazërore të E. Ramës me A.Vuçiq, dhe popullimin e Shipërisë me serbë ku gjatë gjithë verës më shumë dëgjohet kënga serbe se ajo shqiptare, është krejtesisht e mundur që A.Vuçiq më përkrahjen e Partisë Socialiste dhe të vet Edi Ramës të vijë për President në Shqipëri ku pas një kohe më vullnetin "vëllazëror" edhe mund të bashkohëshin në një shtet.

"Mini Shengeni" apo "Ballkani i hapur" veç e ka hapë rrugën në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat