Bërnabiq e uron Abazoviq: Së bashku do të bëjmë gjëra të mira për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Bërnabiq e uron Abazoviq: Së bashku do të bëjmë gjëra të mira për Ballkanin Perëndimor

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:20
Dritan Abazoviq dhe Ana Bërnabiq

Kryeministri i ri i Malit të Zit, Dritan Abazoviq, ka falënderuar homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq, për urimet për përzgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit, duke u zotuar se dy vendet do të ndërtojnë marrëdhënie të mira. 

Abazoviq u shpreh i bindur se bashkëpunimi mes dy vende do të jetë i dobishëm për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit për urimet kryeministrja serbe. Ne presim bashkëpunim në të ardhmen. Ne duam të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë në rajon, të bindur se së bashku do të bëjmë shumë gjëra të mira për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Abazoviq.

Nga ana tjetër, Bërnabiq u tregua proeuropiane, duke thënë se dy vendet e kanë të përbashkët rrugën drejt BE-së.

Urime Dritan Abazoviq për zgjedhjen kryeministër i Malit të Zi. Jam i bindur se në periudhën e ardhshme, Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm ekonomikisht e më të lidhur në infrastrukture, si dhe më të suksesshëm”, ka shkruar kryeministrja serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat