Vuçiq “betohet” para kancelarit gjerman: Jemi për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Lajme

Vuçiq “betohet” para kancelarit gjerman: Jemi për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:33
Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman

“Ne do të bëjmë çmos që të gjejmë kompromis për Kosovën, të përpiqemi të gjejmë zgjidhje kompromisi, por ato nuk mund të jenë vetëm dëshirat tona, siç e tregon qartë edhe kjo fjalë, për ne dhe të tjerët në dialog”, tha Vuçiq pas takimit të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Berlin, pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se Beogradi do të bëjë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, ndërsa për çështjen e Bosnjës ai tha se Serbia nuk do të jetë gjenerator i asnjë problemi dhe do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq tha se beson se do të kenë forcë për të bërë përparim në atë dialog, gjë që, tha ai, nuk ishte e lehtë për ata dhe tha se arsyet ia ka përcjellë kancelarit gjerman.

“Scholz ka thënë vazhdimisht se është i bindur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që është një premtim shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për të gjithë në Ballkanin Perëndimor dhe, natyrisht, për Serbinë. Bashkë deklaruam suksesin në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, e cila është partneri më i madh tregtar i vendit tonë, dhe Serbisë me Gjermaninë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë tutje Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat