Ministrja gjermane e Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet nga Kurti

Lajme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet nga Kurti

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:20
foto ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Christine Lambrecht, do ta vizitojë sot Kosovën.

Ajo do të pritet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Takimi do të fillojë nga ora 16:00, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klankosova.tv

E para e mbrojtjes gjermane dje zhvilloi një vizitë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka takuar ministrin e Mbrojtjes së këtij vendi, Sifer Poxhiq.

Po ashtu ajo ka takuar edhe komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat