Historia e fotografisë që Hazir Reka nuk mund ta harrojë kurrë

Lajme

Historia e fotografisë që Hazir Reka nuk mund ta harrojë kurrë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:31
foto ilustrim

“Para dhe pas luftës”, ekspozita e Hazir Rekës që shfaq realitetin e luftës së fundit në Kosovë, ka bërë një bujë të madhe nëpër shumë vende ku është hapur.

Përmes syrit të aparatit të tij, foto-reporteri Reka ka dokumentuar më së miri me punën e tij të palodhshme kohën më kritike për vendin e tij.

Ai ka ndarë historinë interesante të një fotografie të shkrepur atë kohë, në një nga fshatrat e Malishevës.

Bëhet fjalë për fotografinë e një vajze, të cilën fillimisht e mendoi që është djalë. Pas shumë vitesh, Reka e gjeti vajzën për të realizuar një tjetër fotografi të saj. Mes tjerash, për këtë fotografi ai thotë se nuk do ta harrojë kurrë dhe se gjithmonë do të mbetet në kujtesën e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat