​Abazoviq shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Lajme

​Abazoviq shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:48
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Dejan Vukshiq nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Abazoviq ka shkruar në Twitter se ka falënderuar Vukshiq për bashkëpunimin profesional dhe produktiv që kanë pasur në periudhën paraprake.

“Ne po kthejmë një faqe të re. Ne po vazhdojmë me reformat në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviq javën e kaluar hyri në histori si kryeministri i parë shqiptarë në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat