Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes

Lajme

Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes

Më: 8 maj 2022 Në ora: 09:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mesditën e së shtunës në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, një person me inicialet M.Sh  zyrtar policor kishte shtënë mbi trupin e vëllait të tij D.Sh, duke e lënë kështu të vdekur atë.

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës bënë të ditur se vrasja kishte ndodhur më armë zjarri dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Sipas policisë dorasi është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, njofton policia.

Si dorasi e po ashtu edhe viktima i përkisnin nacionalitetit serb.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, kishte thënë se dyshohet e deri te konflikti që ka përfunduar me vrasje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat