Bastisje në Vranjefc, polici plagos në vetëmbrojtje qytetarin– Këto janë detajet e Policisë

Lajme

Bastisje në Vranjefc, polici plagos në vetëmbrojtje qytetarin– Këto janë detajet e Policisë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 10:23 Përditësuar në ora: 11:03 më 08.05.2022
Bastisja në Vranjefc

Bastisje në Vranjefc, polici plagos në vetëmbrojtje qytetarin– Këto janë detajet e Policisë

Një bastisje ka ndodhur sot në Vranjefc të Prishtinës. Polica në vetmbrojtje ka plagosur një person.

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Prishtinë, 08 maj 2022

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente./A.SH

 

I plagosuri ka gjuajtur mbrëmë me kallash, pamje të armës së konfiskuar

I plagosuri ka gjuajtur mbrëmë me kallash, pamje të armës së konfiskuar

Teksa policia po kryente një bastisje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës, i dyshuari është paraqitur me armë zjarri në drejtim të saj. Në këtë situatë policia ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur të dyshuarin, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Burime thanë se të dyshuarin e kanë lajmëruar fqinjët në polici pasi mbrëmë dyshohet se ka gjuajtur me kallash.

Media ka siguruar pamje të armës së konfiskuar, të cilën i dyshuari ia ka drejtuar policisë.

Image

Polici plagos në vetëmbrojtje qytetarin në Vranjevc

Një zyrtar policor ka plagosur një të dyshuar në lagjen Vranjevc të Prishtinës. I dyshuari ka pësuar plagë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Burime  thanë se polici e ka përdorë armën në vetëmbrojtje teksa po kryheshin bastisje në këtë lagje.

Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime të Gazetës Express.

Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat