Vuçiq nesër do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Borell, e pranishme edhe Gërvalla

Lajme

Vuçiq nesër do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Borell, e pranishme edhe Gërvalla

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të marrë pjesë në një darkë joformale në Bruksel.

Darke kjo e organizuar nga ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borell, për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe do të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për Tanjug se kjo është një darkë tradicionale, e organizuar një herë në vit nga  Borrell.

Para darkës së përbashkët, Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shkruan Kosovoline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat