Kosova aplikoi në Këshillin e Evropës, vjen reagimi i Vuçiqit - merr këtë vendim urgjent

Lajme

Kosova aplikoi në Këshillin e Evropës, vjen reagimi i Vuçiqit - merr këtë vendim urgjent

Më: 12 maj 2022 Në ora: 12:17
Aleksandar Vuçiq

Kosova tashmë ka miratuar nismën për aplikim në Këshillin e Evropës.

Lidhur me këtë hap të Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare ka qenë i menjëhershëm reagimi nga Serbia.

Kreu i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq i cili e dha i pari lajmin për aplikim gjatë së mërkurës në Bruksel tha sot se tashmë kërkesa është dorëzuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

“ Ju njoftoj se para pesë minutash Donika Gërvalla ka paraqitur kërkesë zyrtare për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe kështu Prishtina ka treguar se ka thyer një marrëveshje tjetër, atë të Washingtonit, e kanë shkelur brutalisht. Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje, konflikt, por të japim një përgjigje në mënyrë racionale. Nesër është seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

“Kjo ka një efekt shtesë në marrëdhëniet në rajon, kush ka nevojë dhe kush e ka bindur Prishtinën që ta paraqesë këtë iniciativë, përgjigja jonë duhet të jetë e zgjuar dhe paqësore, për të ruajtur stabilitetin”, tha Vuçiq.

“Unë pyes pse na thirrën në Washington kur në rastin e parë e shkelën marrëveshjen,  ata duan që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë është caktuar për nesër në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat