Ivica Daciq: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme

Ivica Daciq: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:35
Ivica Daciq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka komentuar aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilin Ministrja Gërvalla e dërgoi të enjten, duke deklaruar se Kosova nuk po e përkrah asnjë marrëveshje të arritur.

Daciq, ka thënë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk ka shans të anëtarësohet në organizata tjera.

“Në Këshill kanë shumicën e nevojshme, por në organizatat tjera në nivel të Kombeve të Bashkuara nuk kanë asnjë shans”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe gjasat për të bërë anëtare janë të mëdha, sidomos tani kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat