Obiliq: Gruaja nga Shqipëria i kërkon 10 mijë euro burrit që t’ia sjellë fëmijët në Kosovë

Lajme

Obiliq: Gruaja nga Shqipëria i kërkon 10 mijë euro burrit që t’ia sjellë fëmijët në Kosovë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 10:27
Obiliqi

Një burr ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij (shtetase e Shqipërisë), i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar nga Kosova.

E njëjta ka kërkuar nga burri i saj 10 mijë euro, për t’i sjellë fëmijët në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Rasi ka ndodhur në Obiliq.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat