Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Lajme

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:30
Albulena Haxhiu

Sundimi i ligjit në Kosovë, ishte tema qendrore e një diskutimi të organizuar nga FOL, në të cilën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu diskutoi krahas ambasadorit amerikan, Jeffrey M. Hovenier.

Reforma në drejtësi është prioritet i kësaj qeverie, dhe në këtë drejtim Ministria e Drejtësisë ka nisur angazhimin përmes një sërë çështjesh, duke filluar nga hartimi i strategjisë për sundim të ligjit për të vazhduar tutje me kompletimin e pakos ligjore për verifikimin e integritetit moral, profesional dhe pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kjo për faktin se mekanizmat aktual të disiplinimit nuk kanë rezultuar të suksesshëm, tha ministrja Haxhiu.

Rëndësi e veçantë e cilësoi Ministrja reformën në sistemin prokurorial. Sipas saj, në këtë reformë rol të rëndësishëm ka pasur edhe Komisioni i Venecias, rekomandimet e së cilës janë marrë parasysh nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu trajtoi edhe çështjen e adresimit të krimeve të luftës, për të cilën tha se është shtuar buxheti për ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesionalë dhe 2 staf tjerë mbështetës dhe është mundësuar lejimi i gjykimit në mungesë për krimet e luftës.

Adresimi i dhunës në familje ishte po ashtu temë të cilën ministrja e spikati duke ritheksuar zotimin e saj dhe të Ministrisë së Drejtësisë, për të lëvizur drejt forcimit të luftës kundër dhunës, për të vazhduar në mënyrë që veprimet e tilla të parandalohen dhe ndëshkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat