Pamje të dhimbshme +18/ Ky është Shemsiu 12 vjeçar, i cili u vra pas shpinës pak metra para se të takonte babain e tij për herën e fundit

Lajme

Pamje të dhimbshme +18/ Ky është Shemsiu 12 vjeçar, i cili u vra pas shpinës pak metra para se të takonte babain e tij për herën e fundit

Nga: N. Sh. Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:59
Shemisu

Janë publikuar fotografitë e 12 vjeçarit të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë nga forcat serbe.

Shemisu 12 vjeçar, ishte vrarë në fshatin Krajkovë të Drenasit në vitin 1998.

Ai u vra pas shpinës nga forcat serbe.

Kështu shkruan Esat Shala, koleksionuesi i fotografive dhe videove të luftës së fundit në Kosovë.

Ai thotë se Shemisu u vra pak metra para se të takonte babain e tij, teksa ishte duke i dërguar ujë në mal.

Postimi i plotë:

Shemsiu 12 vjeç derisa po shkonte m’i dërgu ujë babait të tij në mal, rruga e tij u ndërpre pak metra para se të takonte babain e tij për herë të fundit.

Shemsiu u vra pas shpine në fshatin tim Krajkovë në tetor të vitit 1998 nga dora gjakatare serbe në kohën kur ishte armëpushim.

Shokun tonë të shkollës do ta kujtojmë terë jetën😥

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat