Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur

Lajme

Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:46
Aleksander Vuçiq dhe Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk ka parë asnjë argument pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është gjë e mirë për vendin e tij.

Kësisoj, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur.

Vuçiqi e ftoi Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur gjatë Forumit të Favosit që po mbahet në Zvicër.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të shkojë në cilësinë e kryeministrit”, tha politikani shqiptar nga Ulqini.

Ai tha se nëse dikush mendon që me Ballkan të Hapur të zëvendësohen nisma integruese evropiane, atëherë mali i Zi nuk do të marrë pjesë, porse sipas tij, te Ballkani i Hapur nuk po sheh diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat