Ky është 23 vjeçari nga Podujeva, i cili vdiq në aksident – Ishte djalë hazreti

Lajme

Ky është 23 vjeçari nga Podujeva, i cili vdiq në aksident – Ishte djalë hazreti

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:50
Herolind Çitaku

Herolind Çitaku, 23 vjeçar nga Podujeva, ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në magjistralen drejt Shkupit, mbrëmjen e kaluar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, ku i ndjeri ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë.

Llapi.info ka raportuar gjatë ditës për vdekjen e tij, derisa emrin nuk e ka bërë publik deri në momentin kur familjarët e 23-vjeçarit kanë filluar të bëjnë njoftime nëpër rrjetet sociale për vdekjen e tij.

Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftohemi me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni i trupit të pajetë të të riut llapjan.

I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat