Motra e Ganimete Musliut i reagon Blerim Sallahut: Ti je vëllai i Rrahimit të dyshuar për fajde

Lajme

Motra e Ganimete Musliut i reagon Blerim Sallahut: Ti je vëllai i Rrahimit të dyshuar për fajde

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:31
Motrat Musliu

Motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, ka reaguar pas deklaratës të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut i cili i quajti tre deputetë të PDK-së, pronarë të budallakisë.

Fatmire Musliu ka reaguar në Facebook, ku iu është drejtuar Sallahut si “vëllai i Rrahimit, i dyshuar për fajde”.

“Mos e vet se t‘kallxon vet”!!!! Ganja është motra ime ose siç më thërrasin: unë jam motra e Ganës, por ama mos harro herën tjetër të tregosh se ti je vëllau i Rrahimit i cili është i dyshuar për fajde”.

Për këto llomotitje, po të isha unë në vend të Albin Kurtit ti do të shkarkoheshe nga detyra”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat