Gjukanoviç: Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane

Lajme

Gjukanoviç: Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:11
Milo Gjukanoviç

Gjatë një debati me temën "Tani ose kurrë: Zhbllokimi i së ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor", që u mbajt në kuadër të forumit “GLOBSEC i Bratisllavës”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane, shkruan Zëri i Amerikës.

"Në vend të grumbullimit të nismave, pse të mos përfitoni nga Procesi i Berlinit. Mendoj se Ballkani i Hapur erdhi kur disa udhëheqës të zhgënjyer me efektivitetin e procesit të zgjerimit, krijuan një nismë paralele që është një mbështetje për vendet në rajon që ata mendojnë se nuk do të ketë një perspektivë evropiane.

Ne mendojmë se kemi një vend në BE", tha presidenti Gjukanoviç.

Kujtojmë që ditë më parë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq paralajmëroi pjesëmarrjen në takimin e radhës të kësaj nisme, e cila kundërshtohet nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat