Serbët duan treg dhe Ballkan të hapur e ju pengon blerja e kompanive në Serbi nga shqiptarët

Lajme

Serbët duan treg dhe Ballkan të hapur e ju pengon blerja e kompanive në Serbi nga shqiptarët

Nga: F. B. Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:54
Open Ballkani

Mediet në Beograd kanë shkruar se shqiptarët po blejnë në Serbi depo dhe mulli për miell, kështu që ata do kenë mundësi të blejnë grurë dhe pastaj në mulli të prodhojnë miell e pasta ta shesin në Kosovë edhe Shqipëri, shkruan “24 shtatë”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Ky portal shkruan e ajo transmetohet edhe nga “Novosti” se pronari i kompanisë "Brestprodukt d.o.o.", A. Lj. (49) nga Beogradi, po përgatitet për shitjen e kapaciteteve vendose të ushqimit serb dhe mullirin për prodhimin e miellit shqiptarëve nga Kosova.

Në këto media është publikuar shpallja deri në detale e përshkruar për shitjen e kësaj kompanie.

“Shes mullirin për përpunimin e drithërave në gjendje të mirë pune me 6 karige rrotulluese, kapacitetet depo prej 650 ton, trafon prej 250 kw, peshoren elektronike prej 60 tonë dhe ndërtesën ndihmëse dhe depo silos shtesë me kapacitet 3.300 tonë. Të gjitha këto ndodhen në truallin prej 50 ari në Stalaç në rrugën magjistrale Krushevc-Pojat" thuhet në shpalljen që transmetohet "24 shtatë".

Siç mësohet, A. Lj tashmë ka pranuar paratë nga shqiptari që mulliri të i shitet M. V., që këtë punë e ka regjistruar si subjekt juridik në Krushevc. Duke marr parasysh se objekti është shitur me para të gatshme, ky medium shpreh dyshime për fshehje të tatimit.

Shitja nuk do ishte problem sikur pronari i "Brestprodukta" mos të planifikonte që mullirin dhe komplet mekanizmin ta shiste tek shqiptarët e Kosovës, që do kenë mundësi që në zemër të Serbisë afër Krushevcit nga serbët të blejnë grurin, pastaj ta prodhojnë dhe ta eksportojnë në Kosovë edhe Shqipërim shkruan "Novosti".

Sipas këtyre medieve, kur shikohet situata gjeo-politike në botë dhe vërejtja e liderëve botëror se në ardhmen do ketë mungesë të ushqimit, shitja e këtyre reparteve më së paku është sjellje e papërgjegjshme, nëse jo tradhti kombëtare.

Mullit dhe fabrikat e prodhimit të ushqimit dhe kapacitetet depo nuk do duhej të përfundojnë në pronësi të huaj, posaçërisht jo në duar të atyre që janë kundër të gjitha ligjeve dhe që me dhunë përpiqen të shkëpusin territorin serb, kanë shkruar këto media.

Gazetat shkruajnë se nëse në moment harrohet gjendja edhe situata aktuale ekonomike, mjafton të shtrohet pyetja a do lejonin shqiptarët që ndonjë kompani serbe të blejë diçka të ngjashme në territorin e Kosovës. Përgjigja në këtë pyetje më së miri shihet nga sjellja e pushtetit në Prishtinë, kur u ndalua importi i keksit plazma dhe prodhimeve tjera nga Serbia qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat