“Ta dhjef** fytyrën bulash, ka me i marrë fëmijët e me t’lënë me gishta n’gojë”/ Gruaja në Gjakovë shan e ofendon burrin

Lajme

“Ta dhjef** fytyrën bulash, ka me i marrë fëmijët e me t’lënë me gishta n’gojë”/ Gruaja në Gjakovë shan e ofendon burrin

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktimë kësaj radhe rezulton të jetë një burrë i cili u kërcënua nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qamëria”, dje në oret e pasdites.

Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili e raportoi bashkëshorten për dhunën psikike që ia ka shkaktuar, duke e sharë e ofenduar me fjalë të ndryshme.

Motivi i dhunës dyshohet të jetë një ftesë e Gjykatës për djalin e çiftit, që e revoltoi gruan e cila u shfryu zemërimin te burri i saj.

Sipas deklaratës së viktimës, ajo i është drejtuar me fjalët “ta dhjef** fytyrën e gojën, bulash, ka me i marrë fëmijët e me të lënë me gishta në gojë”.

Përballë kësaj situate, burri i shqetësuar njoftoi Policinë, me ç’rast e dyshuara u prangos dhe u shoqërua në stacion policor.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se e njëjta e ka pranuar gjatë intervistimit se e ka sharë e ofenduar bashkëshortin e saj.

Me  urdhër të Prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet për dhunë në familje, ndërsa burri është kthyer në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat