Nesër varroset 23 vjeçari që vdiq në akisdentin në Qyshk të Pejës

Lajme

Nesër varroset 23 vjeçari që vdiq në akisdentin në Qyshk të Pejës

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së hënës në fshatin Qyshk i Pejës një 23 vjeçar e ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Ai do të varroset nesër me fillim nga ora 15:00, në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

Policia mbrëmë kishte dhënë detaje lidhur me aksidentin fatal që ndodhi.

“Ju informojmë se me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion” – njoftonte komunikata e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat