Scholz nesër në Beograd priten biseda të pakëndshme në tri tema kyçe: Lufta në Rusi, Kosova dhe situata në BeH

Lajme

Scholz nesër në Beograd priten biseda të pakëndshme në tri tema kyçe: Lufta në Rusi, Kosova dhe situata në BeH

Nga: F.B. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 08:59
Olaf Scholz

Nesër në vizitë ditore në Beograd do të qëndrojë kancelari gjerman Olaf Scholz, ku do takohet me krerët e Serbisë.

Analistët mendojnë se bisedat mes Scholz dhe zyrtarëve serb do të jenë të pakëndshme edhe të rënda dhe do përmenden tri tema kyçe, situata në Ukrainë, Kosova dhe situata në BeH, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ish ambasadori serb në Gjermani Milovan Bozhinovski deklaroi se “ulja në dy karrige” nuk është e keqe, "por shtrohet çështja sa të fortit do të lejojnë këtë”.

Besohet se bisedimet do të jenë të rënda edhe të pakëndshme, ndonëse nuk ka tema të reja, por trajtimi i tyre do të jetë me “gjuhë të ashpër në komunikimin ndërkombëtare” për shkak të luftës në Ukrainë.

“Po shihet se opinioni botëror dhe ai serb është i preokupuar me situatën në Ukrainë dhe kërkesën që BE ka ndaj Serbisë për sanksione Rusisë. Tema bosht do të jetë pozicionimi i Serbisë para sfidave në luftën e Ukrainës, do të kërkohet solidaritet dhe harmonizim të politikës me atë të BE-së, përfshirë sanksionet” tha Bozhinoviç.

Bisedat nuk do jenë të lehtë, shprehet ai dhe do jenë të pakëndshme, sepse Scholz vjen me kërkesa ultimative ndonëse nuk është figurë me gjuhë të tillë “Mendoj se qeveria serbe deri tash mirë u gjet në këtë situatë, por të shohim si do përfundojë. Imperativ i Serbisë mbetet BE, por të shohim çka do bëhet me 10 qershor, kur Serbia vihet para dilemës të ndryshimit të qasjes, edhe pse deri tash politika e dy karrigeve nuk ishte e gabuar, por sa do lejojnë të fortit këtë edhe në vazhdim", tha ai.

Serbia në fund duhet pozicionohet edhe ulet në një karrige, kjo jo se është e mençur, por mjaftueshëm ka shfrytëzuar mundësinë e vetë.

Krahas sanksioneve Bozhinoviç, thotë se do ketë bisedë edhe për temat e hapura rajonale si është Kosova edhe BeH. “Dihet qasja e BE drejtë njohjes ndoshta jo eksplicite të shtetit, por hapjen e dyerve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kjo është një kafshatë e madhe, të cilën nuk dihet nëse opinioni serb është i gatshëm ta përpij”, tha ai.

Ndërsa rreth BeH, Bozhinoviç mendon se ka hapësirë për zgjidhje kompromisi, mjafton që Dodkut të i tërhiqet vërejtja për heqje dorë nga retorika provokuese dhe qetësimi i shpirtrave nëse ka mundësi.

Rreth dallimit mes Merkel edhe Scholz, Bozhinoviç u shpreh se edhe Merkel ka pasur çështjet e njëjta, por të dytë kanë talentin edhe përvojën të “zbusin mprehtësinë e ashpërsimit të dhembshëm”.

“Ata janë njëjtë në mentalitet, nuk është rastësi se punuan së bashku, por rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar. Nga Scholz edhe Gjermania kërkohet të jenë më të ashpër dhe mos ketë lëkundje. Ai tash përdor retorikë militariste , por kur nuk shkon diçka mirë, ajo shihet. Nuk është asgjë njësoi si para disa muajve. Ne do vihemi para gjuhës ultimative de zgjedhjes kategorike” tha Bozhinoviç.

Ai shpreson se me përvojën e caktuar diplomatike, është e mundshme që pala serbe të gjejë zgjidhje fleksibile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat