Vuçiq: Për herë të parë e dëgjuam njohjen reciproke nga Evropa, është një surprizë e madhe për ne

Lajme

Vuçiq: Për herë të parë e dëgjuam njohjen reciproke nga Evropa, është një surprizë e madhe për ne

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 17:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pas takimit me kancelarin gjerman ka thënë se ky i fundit ka kërkuar nga Serbia që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Vuçiqi ka thënë se Scholz i ka kërkuar Serbisë në mënyrë shumë të vendosur e të mprehtë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne diskutuam situatën politike në botë dhe Scholz i kërkoi Serbisë në një mënyrë shumë të vendosur, të qartë dhe të mprehtë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, domethënë të mbështesë masat kufizuese që BE-ja tashmë ka miratuar kundër Rusisë,” ka thënë ai.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se do të bëjnë çmos që të arrijnë progres në dialog, teksa thotë se askush në Evropë nuk ka folur për njohjen reciproke.

Sipas tij, këtë e ka dëgjuar për herë të parë sot në një konferencë shtypi e që për ta është një surprizë e madhe.

Ne do të bëjmë çmos që të arrijmë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat