Faton Klinaku: Ata që ishin dhe janë kundër UÇK-së do ta kenë vendin në plehun e historisë

Lajme

Faton Klinaku: Ata që ishin dhe janë kundër UÇK-së do ta kenë vendin në plehun e historisë

Nga: N. Sh. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 11:24
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për UÇK-në.

Ai tha se nëse nuk je për UÇK-në, kuptohet që je edhe kundër saj.

Sipas tij, UÇK-ja ka bërë historinë.

"Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë.

Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë", shkruan Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat