Kryeministrja e Serbisë mohon vrasjet e civilëve gjatë luftës: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid!

Lajme

Kryeministrja e Serbisë mohon vrasjet e civilëve gjatë luftës: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid!

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:49
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.

Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Prespës për Dialog, Brnabiç theksoi se numrat që përmenden vazhdimisht për viktimat e luftës në Kosovë nuk ekzistojnë, pasi krimet nuk kanë ndodhur.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç.

Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do e mbronte Kosovën dhe Metohinë, pasi ato sipas tij janë pjesë e territorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat