Një litër naftë 1.89 Euro në Kosovë, kjo është diferenca me Gjermaninë

Lajme

Një litër naftë 1.89 Euro në Kosovë, kjo është diferenca me Gjermaninë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 15:33
Ilustrim

Çmimet e karburanteve në Evropë janë vazhdimisht në rritje, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në intografikën e publikuar nga Radio Evropa e Lirë, një litër naftë në Kosovë kushton 1.89, derisa benzina kap vlerën e 1.96 euro.

Derisa në Gjermani, në vendin me ekonominë më të zhvilluar në BE, çmimi për një litër naftë është vetëm 16 cent më shumë se në Kosovë, 2.05.

Në anën tjetër, ditën e sotme, Shqipëria ka qenë vendi ku çmimi për një litër naftë ka kaluar edhe Gjermaninë, me 2.16 cent.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat