Takimi i Bislimit me Petkoviq nesër në Bruksel, Vuçiq optimist për arritjen e një marrëveshjeje

Lajme

Takimi i Bislimit me Petkoviq nesër në Bruksel, Vuçiq optimist për arritjen e një marrëveshjeje

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 17:37
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi nesër në Bruksel duke thënë se shpreson “të paktën në një marrëveshje”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiq është përgjigjur se pret që çdo gjë të jetë në rregull, përveç nëse, sic thotë ai, pala kosovare  “shpik diçka sërish” duke e gjetur “fajtorin kujdestar” në rast se nuk ka marrëveshje.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiq. 

Duke u marrë me Samitin e BE’së ku janë të ftuar edhe 6 vendet e rajonit, Vuçiq theksoi se është “shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë të enjten, në Samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, sepse në bazë të kësaj, thotë ai, do të mund të konkludojë se cila do të jetë arkitektura e Evropës”.

Sipas Vuçiq “kjo do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian. Sepse pas kësaj do të shohim se si është arkitektura e Evropës, të kuptojmë se çfarë po na vjen dhe ta kuptojmë më mirë vendin tonë, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar as ne dhe as ata”.

Por Vuçiq është pyetur nëse do të shkojë Bruksel, duke thënë se ka marrë një ftesë por ende s’ka vendosur.

Para se të marrë një vendim do të bisedojë me liderët e “Open Balkans, si dhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë”.

“Dua të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, tha ai.

Shefi i shtetit serb është  pyetur për “fluksin e të dërguarve specialë” që kanë emëruar shtetet të ndryshme.

Ai tha se ka frikë se sa më i madhë të jetë “vërshimi” i të dërguarve specialë për Ballkanin Perëndimor, aq më pak propozime të vlefshme dhe të mira do të ketë për Serbinë.

“Mendoj se të gjithë tregojnë shumë shqetësim, dhe ndonjëherë më duket – shumë mami, shumë fëmijë. Do të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat