Macron, Michel e Von der Leyen në festival? Flasin nga “Sunny Hill”

Lajme

Macron, Michel e Von der Leyen në festival? Flasin nga “Sunny Hill”

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:04
Osmani, Macron, Michel e Von der Leyen

Alban Kastrati, përfaqësues i festivalit “Sunny Hill” ka shpërndarë pamjet ku presidentja Vjosa Osmani – përpara samitit BE – Ballkani Perëndimor – gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar ata të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Kastrati beson se presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mund t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Osmani.

Ai tha se Komisioni Europian i ka njoftuar ata se do ta dërgojnë një grup të gazetarëve në këtë festival.

Image
Osmani, Macron, Michel e Von der Leyen

“Prej mbi 10,000 festivaleve ne Evrope, Komisioni Evropian na ka njoftuar se ka zgjedhe qe nje grup te madh te gazetareve evropian ta sjell ne Sunny Hill Festival ne Prishtine e Tirane.

Ne kete edicion, ka gjasa qe na vijne edhe shefat me te medhenj te BE-se edhe Presidenti i Frances, Macron, me ftese te Vjosa Osmani 
Vizat on the way ”,
ka shkruar ai në Facebook.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë po zhvillohet festivali Sunny Hill i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”, iu tha Osmani liderëve të BE-së.

Von der Leyen pastaj tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat