Lala thotë se komuniteti egjiptian ka gjetur mbështetje te Qeveria Kurti

Lajme

Lala thotë se komuniteti egjiptian ka gjetur mbështetje te Qeveria Kurti

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:18
Fridan Lala

Deputeti i komunitetit egjiptian, Fridan Lala tha se komuniteti i tyre është i vetmi në Kosovë të cilit ligji nuk ia njeh ditën memoriale të tyre. Mirëpo, ai shtoi se me ardhjen e Qeverisë Kurti ata kanë marrë më shumë përkrahje.

Lala po ashtu bëri të ditur se ky komunitet ka probleme në fusha të ndryshme sociale e ekonomike.

“Fatkeqësisht primare për ne ka qenë zyrtarizimi i festës, 24 qershori përmes ligjit për festa zyrtare. Mirëpo, komuniteti egjiptian ngelet i vetmi komunitet i cili ligji në fuqi nuk ia njeh 24 qershorin si ditë memoriale. Kjo festë e gjen komunitetin egjiptian në një situatë jo të favorshme socio-ekonomike, kjo për shkak se kemi probleme në fusha të ndryshme sociale e të cilat janë grumbulluar ndër vite. Mirëpo në pika të shkurta, për një vit qeverisje kemi pasur vullnet politik nga qeveria aktuale”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, ai deklaroi se e mirëpritur nga komuniteti i tyre, ishte edhe ndarja e 100 bursave për studentët e Fakultetit të Edukimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sot, komuniteti egjiptian në Kosovë shënon 24 qershorin si ditën memoriale të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat