​Vulin nuk heq dorë: Krijimi i botës serbe nuk mund të ndalet

Lajme

​Vulin nuk heq dorë: Krijimi i botës serbe nuk mund të ndalet

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:36
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm serb Vulin deklaroi se "krijimi i botës serbe është proces që nuk mund të ndalet”, duke shpjeguar se kjo është me rëndësi që të gjithë serbët, të jenë unik në lidhje me çështjet e interesit kombëtar të vendosin së bashku me Beogradin si kryeqytetin e serbëve, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

"Bota serbe do të thotë që serbët të jenë politikisht unik si popull, që për çështjet me rëndësi kombëtare të vendosim së bashku, që të jemi përherë me Serbinë, ashtu sikur që Serbia është me ata ku do që jetojnë”, tha Vulin në Novi Sad, kumtoi ministria e brendshme.

Ministri tha se në Bukovc të Novi Sadit “janë tubuar për të diskutuar në gjuhën e vetë, kënduan këngë dhe kanë festuar që ekzistojmë dhe që jemi së bashku”.

"Ata që mendojnë se nuk ka serb dhe botë serbe apo se nuk duhet të ketë, duhet të vijnë dhe të na shohin, të shohin këta fëmijë të bukur dhe të kuptojnë se kanë gabuar keq sepse ka serb dhe ka botë serbe” tha ai.

Vulin shtoi se Novi Sad është qytet i gjithë serbëve pa marr parasysh si quhen dhe ky qytet iu takon të gjithëve dhe “askush nuk ka të drejtë të na ndajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat