Xheloshaj: Kosova do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, kështu arrihet njohja e dyanshme me Serbinë

Lajme

Xheloshaj: Kosova do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, kështu arrihet njohja e dyanshme me Serbinë

Nga: F. B. Më: 27 qershor 2022 Në ora: 09:08
Nik Xheloshaj

Mali i Zi nuk guxon të jetë inferiore kur janë në pyetje iniciativat si “Ballkani i Hapur”, por si anëtare e NATO-së edhe pse vend i vogël, duhet të jetë ndër përbërësit dhe krijuesit kyç të projektit, , ndërsa Kosova do të bëhet pjesë e iniciativës me çka vihet pika në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë, deklaroi kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Xheloshaj.

Ai shprehet se nuk kupton inferioritetin e disa struktura politike në Malin e Ti, ndërsa konsideron si humbëse frikën nga presidenti i Serbisë Vuçiq.

"Kjo është nën çdo nivel. Secilit duhet ofruar rasti që të ndryshojë. Ne jemi anëtar i NATO-së. Nuk duhet të shprehim dhe të kemi frikë nga askush. Duhet të hapim mundësi bashkëpunimi me tzë gjithë mbi të gjitha me fqinjët tanë”, ka shkruar Xheloshaj, në rrjetin social Tvwter.

Sipas Xheloshaj “boshtin e ‘Ballkanit të Hapur” do të përbëjnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tri shtetet anëtare të aleancës së NATO-së, me mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është shteti më i ri dhe po ashtu do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Kjo së bashku me BeH dhe Serbinë kompleton 6 shtetet e rajonit. Ballkani i Hapur është projekt i përbashkët i partnerëve tanë më të rëndësishëm, e unë personalisht jam i edukuar, që të rreshtohem në vlerat amerikane pa përjashtim”, tha Xheloshaj.

“Ballkani i Hapur”, si shprehet ai vë pikën mes njohjes së ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë dhe përmbyll “çështjen më të rëndësishme të hapur mes vendeve të Ballkanit”.

“Mali i Zi nuk guxon të tregohet inferiore në gjithë procesin, por si anëtare e NATO-së, edhe pse vend i vogël duhet të jetë ndër përbërësit kryesor të projektit. Nuk mund të kuptoj inferioritetin që tregojnë struktura të caktuara politike në Malin e Zi, aq më keq frikën që kanë nga Vuçiq”, tha Xheloshaj në Facebook.

Sipas tij, në BE nuk mund të arrijmë përpara se të hapemi edhe bashkëpunojmë me fqinjët.

"Duhet të shikojmë ka e ardhmja,dhe jo ka e kaluara. Duhet të marrim përgjegjësi dhe jo nga çdo gjë e gjithçka të bëjmë temë kombëtare. Duam zhvillim ekonomikë. Kush do të mbetet në gjendjen dhe situatën e viteve 90-ta, le ta ketë me fat. Unë atë nuk e dëshiroj dhe nuk e dua", porositi Xheloshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat