Përparim Rama thotë se “Sunny Hillit” nuk iu dha toka për 99 vjet, jep edhe detaje tjera

Lajme

Përparim Rama thotë se “Sunny Hillit” nuk iu dha toka për 99 vjet, jep edhe detaje tjera

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 23:18
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk i është dhënë toka për 99 vjet, pasi cdo 25 vjet do të vendosej për këtë. Ai shton po ashtu edhe disa detaje tjera.

“Draft-kontrata thotë aty që “Sunny Hill”  raporton çdo 6 muaj në kuvend, çdo vit duhet me ndodhë festivali i nivelit të Dua Lipës, nëse  tri vite me radhë nëse nuk ndodh atëherë toka i kthehet Komunës. Pika tjetër thotë se në vitin 25, nëse çdo gjë është mirë, i konvenon dy palëve prapë Komuna mundet me vendos me ia kthy tokën vetes nëse po menon që nuk po përdoret për të mirën e kryeqytetit apo ka një plan program për investime tjera, duke i dhënë pesë vite festivalit që të gjejë një vend tjetër. Pra teknikisht 30 vite. Në 25 vite vendos, që jemi në rregull – vazhdon, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe u kry puna”, deklaroi kryetari Rama.

Rama deklaroi se e ka ulur nga 22 hektarë në 17 hektarë që t’i jepen “The Sunny Hill” SH.P.K.

“Atë 99 nuk e kam pru por e kam gjetë. Unë e kam negociu kontratën. E kam bërë më të mirë më të mirën për kryeqytetin”, tha ai. “Unë nuk e shoh si problematike çështjen e 60-ditëshit të kalendarit, është e mjaftueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat