Dëshmitari: Me sytë e mi e kam parë Millorad Gjokoviqin duke e vrarë Esat Morinën

Lajme

Dëshmitari: Me sytë e mi e kam parë Millorad Gjokoviqin duke e vrarë Esat Morinën

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:40
Halit Gashi

Millorad Gjokoviq sot është arrestuar nën dyshimin për krime lufte gjatë vitit 1999 në komunë të Pejës.

Dëshmitari, Halit Gashi, deklaroi se Gjokoviqin e kishte parë me sytë duke e vrarë Esat Morinën dhe se këtë rast e ka denoncuar qysh në vitin 2016, për çka thotë se ka fakte e dëshmi.

Me të dyshuarin, Gashi thotë se e ka pasur edhe një përballje në zyrë duke i thënë se është vrasës.

“Më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim janë masakruar 10 qytetarë. Njëri prej tyre ishte Esat Morina, vrasjen e të cilit e kam parë me sy. Atë e ka vrarë Millorad Gjokoviq, të cilin e kam denoncuar qysh në vitin më 2016. AI është arrestuar sot, por më mirë vonë se kurrë. Unë e kam parë me sytë e mi që Millorad Gjokoviqi e ka vrarë Esat Morinën”.

“Këtë ia kam thënë edhe në zyre, zyrtarisht më 2016. Kishte ardhur për ta nxjerrë një dokument për dikë tjetër, e kam pyetur se a je ti ky, më tha po, dhe më pas i kam thënë ‘Ti je vrasës. Të kam parë me sy Esat Hasan Morinën kur e ke vrarë’. Dhe para Zotit, robit e dretjësisë ke për t’u ballafaquar me mu’, deklaroi Gashi për emisionin Edicioni Special.

Ai poashtu u shpreh se para denoncimin e ka bërë edhe për një person tjetër, fqinj të tij të quajtur Momo Vukotiq, të cilin po ashtu tha se e kishte parë duke kryer vrasje, dhe se para drejtësisë do të dëshmojë gjithçka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat