Policia gjobit Rron Gjinovcin, ky është reagimi i tij epik: O po mirë ma..!

Lajme

Policia gjobit Rron Gjinovcin, ky është reagimi i tij epik: O po mirë ma..!

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:32
Rron Gjinvoci me tre policë

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimin në Facebook ka treguar se është gjobitur nga policia.

Arsyeja e kësaj gjobe ka qenë mos respektimi i shenjës së trafikut “ndalim i hyrjes në shesh me bicikletë".

Pavarësisht kësaj, Gjinvoci kishe fjalë të mira për policët derisa e mirëpriti edhe gjobën.

“O po mirë ma bonën, veç s'e kisha pasë ditë që s'bon.

3 policë fantastik, të sjellshëm, profesionistë, ishin dalê e zbatojshin ligjin. A ka ma lezet? S'ka”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"I njejti nuk e respekton shenjen e trafikut "ndalim i hyrjes ne shesh me biciklete".

Shumë e saktë 👌

O po mirë ma bonën 😅, veç s'e kisha pasë ditë që s'bon.

3 policë fantastik, të sjellshëm, profesionistë, ishin dalê e zbatojshin ligjin. A ka ma lezet? S'ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat