Pamje nga momenti kur parashutistët serbë lëshohen në Podujevë

Lajme

Pamje nga momenti kur parashutistët serbë lëshohen në Podujevë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se “disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë”.

Sipas njoftimit, thuhet se policia s’ka hasur në parashutistë, teksa ka bërë të ditur se ka kontaktuar edhe me personin i cili i ka dhënë informatat fillestare.

“Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e policisë.

Media ka siguruar video ekskluzive nga momenti kur parashutistët serb lëshohen në territorin e Kosovës – saktësisht në Merdare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat