Vulin përsëri kërcënon: Shqiptarët janë urdhëruar që të acarojnë raportet me Serbinë deri në të shtëna

Lajme

Vulin përsëri kërcënon: Shqiptarët janë urdhëruar që të acarojnë raportet me Serbinë deri në të shtëna

Nga: F. B. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:15
Vulin

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi se shqiptarëve u është urdhëruar që të acarojnë raportet me Serbinë deri në të shtëna, ashtu që Serbia të reagoj ushtarakisht, ku do përfshiheshin mbrojtësit e tyre, për çka do bëhej kaos.

Ai këtë e tha për TV Pink duke komentuar shqetësimin e opinionit të brendshëm pas hapave më të ri nga Prishtina, transmeton “Bota Sot”.

“Pronarët e tyre kanë thënë se kjo duhet të bëhet dhe ky është presion që Vuçiq të lëshojë pe, të braktis politikën e jashtme të Serbisë, Ne jemi të vetmit që nuk i kemi vendos sanksione Rusisë, jemi shumë të qartë në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Çka ka këtu të paqartë? Ne respektojmë integritetin e Ukrainës por nuk vendosim sanksione Rusisë”, tha ai.

Lidhur me marrjen e tabelave të automjeteve, ai tha se kjo është përpjekje që serbët e veriut të përfshihen në luftë.

“Nuk ka asgjë nga kjo, por kjo është mënyrë që të provokohen serbët e të reagojnë, pastaj Stano të thotë se të dy palët duhet të përmbahen, prej çka të përmbahemi? Kosova nuk është shtet, edhe ju që keni nënshkruar me ne , jeni pajtuar se Kosova nuk është shtet dhe pasi ajo nuk ka pushtet, ne po bisedojmë për të gjitha”, tha Vulin.

Ai tha se serbët duhet lejuar të jetojnë normalisht “Na lëni të qetë, që serbët të kenë tabela, jetë normale...e dëgjuat Stano tha na kanë njoftuar e nuk na kanë konsultuar. Ju keni nënshkruar marrëveshjen e Brukselit me ne. A janë aq të mëdhenj shqiptarët. Nuk keni marre as guxim të kujdeseni për nënshkrimin tuaj, kaluan 9 vite nuk ka asociacion”.

Porositë që merr Serbia janë se duhet ulur koka edhe duhet tërhiqemi, por Vuçiq këtë nuk e duron.

“Vuçiq ka luftuar për hapësirë, e kishim edhe në vitin 2012, por nuk qëndroi askush siç po bënë Vuçiq. Qëllimi është vendosja e sanksioneve Rusisë..çka do bëjmë pastaj pa gaz?Ata duan që ne të mbetemi pa miq ndërkombëtar, mund të humbim Rusinë në KS dhe ju mendoni se Kina na shikon me sy të njëjtë?", tha Vulin.

Duke ju drejtuar BE-së tha “Jeni aq të mëdhenj sa të na gënjeni, thuani të vërtetën, mos na zhagitni”.

Britania e Madhe u tërhoq nga BE, por jo nga Ballkani, por nuk është e qartë pse kanë kaq paragjykime me serbët. Nuk dihet çka ka gabuar Serbia? “Ata konsiderojnë se secila Serbi është e madhe” tha ai.

Vulin përsëriti Vuçiqin s enuk do lejohen stuhia as vetëtima apo Jesenovci "ushtria jonë është më e përgatitura në rajon. Ushtria është shumë më e pajisur se që ishte, por ma e rëndësishme është se atje ndodhen njerëz që e duan Serbinë. Përsëris, nuk kërcënojmë, nuk ka luftë, përdorim të ushtrisë, vetëm po them mos tentoni të dëboni fëmijët serb nga veriu”, tha Vulin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat