Shtrenjtohen edhe kurbanët, BIK-u rrit në 140 euro çmimin e një kurbani

Lajme

Shtrenjtohen edhe kurbanët, BIK-u rrit në 140 euro çmimin e një kurbani

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro, këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.

Festa e Kuban Bajramit është të shtunën e 9 korrikut për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.

Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak vala e shtrenjtimeve.

Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat