Drecun: Kosova rrezikoi edhe bisedën për të zhdukurit, edhe takimin Vuçiq-Kurti

Lajme

Drecun: Kosova rrezikoi edhe bisedën për të zhdukurit, edhe takimin Vuçiq-Kurti

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:56
Millovan Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun, ka vlerësuar sot se me lëvizjet e fundit të njëanshme lidhur me targat, Prishtina definitivisht e ka vënë në pikëpyetje dialogun dhe e ka rrezikuar.

“Sipas orarit për muajin korrik kemi pasur dy takime – i pari më 14 korrik kushtuar arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit dhe i dyti më 19 korrik në nivelin më të lartë – bisedime mes Kurtit dhe Vuçiq”.

“Dhe presidenti Vuçiq tha se Prishtina e ka ndërprerë dialogun – lëvizjet e kanë bërë dialogun të pakuptimtë, është e paqartë nëse do të ketë vazhdim të bisedimeve”, tha Drecun për Tanjug.

Ai  theksoi se tani për të arritur progres, duhet një aktivitet i fuqishëm i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat