Vehbi Kajtazi i reagon ish konsullit të shkarkuar Lulzim Krasniqit: Ambasadat s’janë shtëpi private

Lajme

Vehbi Kajtazi i reagon ish konsullit të shkarkuar Lulzim Krasniqit: Ambasadat s’janë shtëpi private

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:09
Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar konsullin e shkarkuar të Kosovës, Lulzim Krasniqin, për insistimin e tij në vendosjen e stemës së UÇK-së në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork.

Kajtazi ka deklaruar se ndonëse stema e UÇK-së konsiderohet e çmueshme, ambasadat dhe konsullatat nuk janë shtëpi private.

“Kallxoni dikush ish-konsullit ne New York se sado i shenjtë e i çmueshëm që është flamuri me stemën UÇK, nuk është simbol zyrtar i Republikës së Kosovës”, tha Kajtazi.

“Ambasadat dhe Konsullatat s’janë shtëpi private, por institucione të Republikës në të cilat vendosen simbolet sipas protokolit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat