Kërkoi ndihmë për shkollim, shqiptari merr nota maksimale në Oxford

Lajme

Kërkoi ndihmë për shkollim, shqiptari merr nota maksimale në Oxford

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:28
Besfort Shala

Besfort Shala ka njoftuar se i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Oxfordit, me notën më të lartë.

Bëhet fjalë për të riun kosovar që para një viti pat njoftuar se ishte pranuar nga ky universitet në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës, por që nuk kishte pasur mundësi t’i mbulonte shpenzimet.

Media kishte biseduar me të, ku ai kishte treguar edhe për hapjen e një fondi për të mbledhur para në mënyrë që të mund t’i përballonte studimet e planifikuara.

Dhe duket se ia kishte arritur qëllimit, meqë sot, me anë të një postimi në Facebook ai deklaroi se e përfundoi misionin e tij me rezultat maksimal, përkatësisht klasifikimin Dictinction.

Shala po ashtu falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia mundësuan këtë rrugëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat