Si sot 32 vjet më parë, gazeta "Dielli" zëri i dritës kundër territ informativ në Kosovë

Lajme

Si sot 32 vjet më parë, gazeta "Dielli" zëri i dritës kundër territ informativ në Kosovë

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Numri i parë i gazetës javore“DIELLI”,Tribunë e gazetarëve të pavarur të Kosovës,u botua më dhjetë(10)korrik të verës së vitit 1990,në Zagreb.Kështu vazhdoi deri në shtator të vitit të parathënë,ndërkohë që vazhdoi të botohet në Prishtinë deri në fund të vitit 1992.

Motoja e kësaj gazete me kryeredaktor Jusuf Ferizin,e redaktorë Ali Alaj,Selim Arifi dhe Lekë Musolli,të gjithë këta ish-gazetarë,redaktor e komentator në ish-Radio Televizionin e  Prishtinës(RTVP),ishte “Dielli”nxen për të gjithë.Mos e lëni tjetrin pa diell.Ndërkaq,shkas i botimit të kësaj gazeta ishte situata e nje terri të plotë informativ që atëkohë u krijua në Kosovën e okupuar nga regjimi shovinist serb,pas mbylljes me dhunë nga forcat serbe të RTVP si dhe gazetës ditore “Rilindja”.Gazeta “Dielli”ishte vetmi fanar kundër territ informativ në gjuhën shqipe në Kosovë.15 numra të kësaj gazete u botuan në Zagreb,por në Kosovë u shpërnda në mënyrë të fshehtë.

Dhe po këta gazetarë,krahas botimit të kësaj gazete ndërmorrën edhe hapin tjetër,atë të hudhjes në grevën e urisë tre ditore në 20 korrik  1990 në sheshin HOFBURG të Vjenës,në shenjë revolte kundër pushtetit okupues serb,si okupator i mediumeve në gjuhën shqipe,RTVP  dhe “Rilindja”.Gazetarëve të parathënë në grevë urie iu bashkua edhe veprimtari i çështjes kombëtare,prof.Skënder Gashi,të cilët përgatitën një  peticion të cilin asokohe iu patën dorëzua gazetares të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

 Ndërkaq,grevën e dytë të urisë gazetarët Ferizi,Alaj,Arifi dhe Musolli e vazhduan në muajin gusht të të njëjtit vit para selisë kryesore të OKB-së në Nju Jork,kurse në shtator 1990 mbajtën edhe grevën e tretë para Parlamentit Evropian në Bruksel.

Qëllimi i këtyre grevave të urisë,peticioneve dhe veprimeve tjera  në qendrat më të mëdha botërore dhe evropiane,sipas këtyre gazetarëve ishte sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për të gjitha ato bëmat famëkeqe që bënte okupatori serboslav ndaj popullatës shqiptare në Kosovë,duke larguar me dhunë nga puna punëtorët shqiptarë dhe duke mbyllur edhe mediat elektronike dhe ato të  shkruara.

P.S:Kryeredaktor i gazetës “Dielli”,doajeni i gazetarisë kosovare,Jusuf Ferizi,tanimë është në amshim,sikundër edhe redaktori Selim Arifi.

I përjetshëm qoftë kujtimi për këta dy gazetar,redaktor e komentator,i pari në ish-Televizionin e Prishtinës(TVP),kurse i dyti në Radio Prishtinë(RP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat