Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

Lajme

Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 13:35
Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, i ashtuquajturi drejtor i “zyrës për Kosovën”, ka thënë të hënën se “gjatë natës është sulmuar me granatë dore familja e Zoran Jovanoviq në Mogillë të Komunës së Vitisë”

Sipas tij “ granata nuk ka shpërthyer”, por shton se “cak i ka pasur serbët”.

E sipas Petkoviqit ky “sulm” i pakonfirmuar – po vjen si rezultat “i retorikës antiserbe të pushtetit të Albin Kurtit”, raporton Tanjug.

Por, Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë i ka thënë Gazetës Express se “Fshati Mogillë”, nuk është brenda territorit të Komunës së Vitisë.

“S’kam reaguar sepse nuk është brenda territorit që unë e drejtoj, mund të jetë e qëllimshtë vendosja e fshatit në Viti nga mediat serbe”, ka thënë ai.

Fshati Mogillë është brenda territorit të Komunës së Kllokotit.

Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar rastin e pretenduar nga Petar Petkoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat