Scholz: Samiti i Ballkanit në nëntor si nxitje e procesit të Berlinit dhe hapave konkretë në integrimin e Ballkanit

Lajme

Scholz: Samiti i Ballkanit në nëntor si nxitje e procesit të Berlinit dhe hapave konkretë në integrimin e Ballkanit

Nga: F.B Më: 13 korrik 2022 Në ora: 14:03
Olaf Scholz

Në këtë takim (samiti i Ballkanit në nëntor) sipas kancelarit Olaf Scholz, do të mund të arrihet marrëveshje për hapat e mëtejmë në integrimin evropian të Ballkanit dhe nxitje për procesin e Berlinit, transmeton “Bota sot”.

Saamiti sipas Scholz, do të mbahet në nëntor në Berlin për t'i dhënë një nxitje të re procesit të Berlinit, ka kumtuar qeveria gjermane.

Këtë Sholc e ka thënë pas takimit me kryeministrin slloven Robert Golob, ku një nga temat ishte zgjerimi i BE në Ballkan, ku paralajmëroi arritjen e marrëveshjes për hapat e ardhshëm konkret të integrimit të Ballkanit.

Scholz përkujtoi se Ballkanit në vitin 2003 iu ka premtuar perspektiva e shpejtë edhe reale e BE-së, por nga atëherë pak është bërë në atë drejtim, transmeton agjencia STA.

Gjermani dhe Sllovenia duan që të bashkëpunojnë në dhënien e nxitjes së re bashkëngjitjes së Ballkanit në Be, ishte konstatim i dal nga takimi.

“Për fat të keq ky proces në mënyrën si është bërë ka rënë në apati në ato vende dhe absolutisht është i ngadalshëm”, ka deklaruar kryeministri slloven Golob, që shtoi se "BE duhet të shpërblejë vendet e Ballkanit për përparimin dhe si nxitje për vazhdimin e rrugës në qëllimin sfidues".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat